Shuhet flaka olimpike

Gjatë vrapimit të sotëm nëpër rrugët e Parisit, disa demonstrantë ia dolën ta ndërpresin dhe ta shuajnë flakën e stafetës olimpike të Olimpikut që do të mbahet në Kinë.

Demonstrantë dhe pasantë të shumtë ishin mbledhur për të përcjellë dhe mësëtepërmi për të penguar kalimin e këtij manifestimi, si shenjë e mospajtimit me politikën e qeverisë kineze rreth Tibetit.

Për shkaqe sigurie u tha që policia françeze e cila kujdesej për rendin në qytet kishte shuar zjarrin dhe kishin vendosur që stafeta olimpike të vazhdon rrugën me një autobus special.

Qeveria kineze ka një kohë të gjatë që kritikohet për politikën e saj në regjionet e Tibetit. Mirëpo sivjet merr kjo kritike edhe më tepër hov përshkak të interesit botëror rreth lojërave olimpike.


Tags: , ,