Sipas presidentit Bush ekonomia amerikanë vetëm në një pauzë të përkohshme
Presidenti amerikan George W. Bush sheh ekonominë amerikane në një pauzë të vogël dhe shpresat e tija janë lidhur në paketet e rënda të konjukturës të cilat pritet të reagojnë.
“Ështe e dukshme se ekonomia jonë gjendet në pjerrtësi” tha Bush të premten në Washington. Zbritjet dhe ndihmat në lidhje me tatimet do të ndihmojnë një dalje nga kjo krizë. Së shpejti edhe shtetasit do të përjetojnë zbritjet nga këto ndryshime dhe do të mund të blejnë si deri më tani produktet e dëshiruara. Në këtë mënyrë do të përmirësohet edhe konjuktura e përgjithshme.
Një kohë recesionit nuk ka filluar ende sipas Bushit. Shteti me një ekonomi më të madhe në botë konfrontohet kohën e fundit jo vetëm çmime të rritura energjetike dhe ushqimore, por edhe me një ulje drastike të çmimeve të imobilieve.