Spanja në finale

Spanja u klasifikue për finalen e kampionatit europian 08. Pas një loje tejet të mira ata mundën Rusinë me rezultat të bindshëm 3:0.  Rusia u përpjek gjatë tërë lojës të tregoj lojë të mirë, por e gjithë kjo nuk mjaftoi kundër Spanjës.

Kështu Spanja pas 24 viteve përsëri gjendet në finale të kampionatit europian dhe luan kundër Gjermanisë.

Gjermanisë i nevojitet një lojë shumë më e mirë se kundër Turqisë nëse dëshirojnë sado pak të kenë shans për të fituar.

Sipas shumë analistëve Spanja është favorit në këtë ndeshje.

Mos harroni ta ndjekni finalen të dielën.


Tags: , , ,

Komentet

Trackbacks

Nuk ka trackbacks