Ta ndihmojmë Erjonin

erjon_hamza.jpg Pa ndihmën e institucioneve apo tonën, Erjon Hamza nga Mitrovica nuk do të ketë shërim. Ai ka kancer mbiveshkor dhe duhet të trajtohet menjëherë. Por për këtë familjes Hamza nga Mitrovica i mungojnë mjetet materiale.

Erjoni është vetëm katër vjeçar dhe vuan nga një sëmundje shumë e rëndë. Pasi ishte infektuar me një grip sezonal, mjekët e Qendrës Klinike Universitare kanë konstatuar diçka tjetër – Erjon Hamza ka tumor mbiveshkor.

Familjarëve të Erjonit u është sugjeruar që të kërkojnë ndihmë jashtë vendit për sëmundjen e tij, sepse brenda Kosovës nuk ka mundësi që të shpëtohet jetën e tij.

Familjarët kanë arritur të vënë kontakte me një mjek nga Italia i cili ka premtuar se mund të shërojë Erjonin e vogël, nëse fondet gjenden.

Mjeku ka konstatuar se tumori është në fazën e fundit të zhvillimit, dhe ka mbetur shumë pak kohë për intervenim, dhe për këtë ka nevojë për ndihmën tonë dhe tuajën.

Njerëzit që kanë mundësi, vullnet dhe zemërgjerësi mund të ndihmojnë duke dhuruar mjete materiale në informatat e mëposhtme.

Kontaktet e familjes Hamza
Visar Hamza, babai i Erjon Hamzës
Telefon: 049 600 691

Xhirollogaria e familjes Hamza
Pro Credit Bank Kosovo, MITROVICË
Swift Code: MBKORS22
Account number: 1160-012732-0001-08
Recipients name and address: VISAR HAMZA
MITROVICË, KOSOVË, UNMIK
Intermediary bank: COMMERZBANK AG FRANKFURT
Swift Code: COBADEFF

Komentet

  • AL ka shkruar:

    sipas mundesive me mujt edhe me perkthy ne gjuhen angleze qe me mujt me shpernda edhe neper webfaqe qe jon per shoping ju kisha preferu me mujt me qit edhe najkun ne webfaqe te mdha ju lutem qe edhe ju ta ndihmoni me paraqitjen e lajmit do mundohem edhe une qe kete lajm ta perkthej ne gjuhen angleze mirpo ashtu si di vet shpresoj qe do ofrohet ndihme edhe nga ata jasht vendit.

Trackbacks

Nuk ka trackbacks