Tag archive for ‘Kosova’
Haradinaj shpallet i pafajshëm
Trupi gjykues i Gjykatës së Hagës ka shpallur të pafajshëm ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga të gjitha akuzat. Nga akuzat është liruar edhe i akuzuari tjetër Idriz Balaj – ndërsa fajtor është shpallur Lahi Brahimaj, i cili u dënua me 6 vjet burg.
Gjykata urdhëroi lirimin e Haradinaj dhe Balaj menjëherë pas përfundimit të formaliteteve […]
Presidenti Sejdiu ka marrë letrën e Presidentit peruan për njohjen e Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka marrë letrën origjinale të Presidentit të Republikës së Perusë, Alan Garcia Perez, me të cilën konfirmohet njohja e pavarësisë së Kosovës nga ky vend latino-amerikan.
Duke iu drejtuar Sejdiut, Perez përcjell urimet e tij dhe të Qeverisë së Perusë për “hapin transcedental që ka bërë populli dhe Parlamenti […]
Gjermania vendos zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Kosovën
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Hans Ditrih Shtajnbach filloi zyrtarisht detyrën e tij në Prishtinë.
Pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, ambasadori Shtajnbach, tha se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë do të jetë kryesisht në fushën politike, ekonomike dhe kulturore. Ambasadori i porsaemëruar i Gjermanisë në Kosovë, Hans Ditrih Shtajnbah (Hans […]
Formohet komisioni për kufirin
Qeveria e Kosovës formoi të enjten komisionin që do të punojë për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Prishtina ishte e gatshme që të fillojë me Shkupin bisedimet për këtë çështje.Ai tha se problemi do të zgjidhej në përputhje me planin e Ahtisarit.
Në këtë plan, propozohet që […]
Maqedonia nesër do ta njohë Republikën e Kosovës
Shkupi do ta njohë nesër zyrtarisht pavarësinë e Kosovën, kanë bërë të ditur burime shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë për agjencinë e lajmeve INA. Njohja e Kosovës, sipas kësaj agjencie, do të bëhet nesër kur Qeveria pritet të mbajë seancë të rregullt të saj.
Këto burime kanë bërë të ditur se paraprakisht do të fillohet me […]
Bush e Scheffer diskutuan për Kosovën
Presidenti amerikan George Bush dhe shefi i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, diskutuan gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë konfliktin në Afganistan, planet amerikane rreth mbrojtjes raketore dhe përgatitjet për takimin e Bukureshtit në prill. Edhe roli i NATO-s në Kosovën e pavarur ishte një tjetër temë e bisedimeve Bush-Scheffer.“Misioni i NATO-s në Kosovë është […]
Lamtumirë, Serbi! Lamtumirë, Lindje!
Më 17 shkurt 2008, Kosova feston pavarësinë dhe shqiptarët shkëputen de jure prej ndikimit lindor:
Deklarata për shpalljen e pavarësisë do të publikohet nesër më 17 shkurt nga ana e Parlamentit të Kosovës dhe do t’i thotë përfundimisht “Lamtumirë” Serbisë.
Artikujt (RSS)