Vëllezërit Coen fitojnë Oskar për filmin
Në ceremoninë e 80-të ndarjes së çmimeve Oskar, filmi amerikan i vëllezërve Joel dhe Ethan Coen, No Country For Old Men, u nderua në kategorinë e filmit më të mirë.
Oskarin për aktorin më të mirë e mori Daniel Day-Lewis për rolin e tij në filmin, There Will Be Blood. Ndërsa aktorja franceze, Marion Cotillard mori një oskar për rolin e saj në filmin La Vie En Rose që portretizon këngëtaren e famshme, Edit Piaf. Për rolet e dyta spanjolli, Havier Bardem dhe britanikja Tilda Newton u nderuan me oskar.
Në kategorinë e filmit më të mirë të huaj u nderua, filmi austriak The Counterfeiters, një dramë që i zhvillon ngjarjet në një kamp përqëndrimi nazist.