Vetura Aston Martin fundoset gjatë gjirimeve të filmit të James Bondit

Gjatë gjirimieve për filmin e ri të James Bond “Quantum of Solace” është fundosur vetura e tipit Aston Martin në liqenin Gardasee, edhe pse nuk ishte paraparë në skenar.

Një punonjës ishte nisur për në vendin e gjirime, kur ai humb kontrollin mbi veturën dhe bie në liqe. Me shumë mund ia del të dal nga vetura dhe të noton, kurse vetura e tij fundoset në liqen në një thellësi prej 55 metrave.

30-vjeçari kishte marrë disa lëndime të vogla për të cilat ishte dërguar në Spital. Gjashtë zhytës special dhe zjarrfikësit kishin nxjerrën nga thellësia veturën e demoluar. Filmi i James Bondit, rolin kryesor që e luan Daniel Craig parashikohet të jetë i gatshëm në fund të vitit.


Tags: , ,