VIRGJËRESHA

virgjeresha.jpgBotës i paraqiteni si person i qetë dhe në kontroll të çdo situate. Mirëpo, në brendi keni një shkallë të shqetësimit dhe nervozës, por çdoherë jeni në përpjekje të përmirësimit të jetës tuaj. Intelegjenca është një ndër pjesët kryesore të shenjës suaj. Ju i mbledhni faktet dhe pastaj i vëni në përdorim sipas nevojës. Kur i kombinoni këto me aftësitë e juaja analitike, ju jeni një person shumë i fuqishëm. Të tjerët planet dëshirojnë t’i realizojnë me ndihmën e këshillave tuaja sepse organizimi i juaj bën që ata të ndjehen më të sigurtë gjatë kësaj. Gjëja e vetme e cila mund të quhet mangësi ëhtë analizimi i detajeve. Nuk filloni asnjë aktivitet pa i analizuar detajet dhe pa marrë rezultat pozitiv. Kjo ndonjëherë i kufizon mundësite tuaja imagjinative dhe kreative kështu që shpesh pasi ndodh kjo, hasni në vështirësi.

Marrëdhëniet e Virgjëreshës me shenjat tjera
Virgjëresha & Dashi: Mosmarrëveshje të mëdha, është mirë që të iket ky kombinim.
Virgjëresha & Demi: Demi mund t’i inicojë pasionet e Virgjëreshës. Lidhje që premton.
Virgjëresha & Binjakët: Interesat e përbashkëta do t’i bashkojnë, mirëpo Binjakët shumë shpejtë do të lodhën nga lidhja me Virgjëreshën.
Virgjëresha & Gaforrja: Këta të dy, përputhen mirë, me atë që të dy e dëshirojnë dhe me atë që të dy mund ta ofrojnë.
Virgjëresha & Luani: Ky kombinim nuk mund të zgjatë shumë.
Virgjëresha & Virgjëresha: Ky kombinim mund të përputhet mirë.
Virgjëresha & Peshorja: Peshorja shumë shpejt dëshiron të largohet nga Virgjëresha. Kërkon më shumë kënaqësi.
Virgjëresha & Akrepi: Ky kombinim mund të ketë probleme, sepse që të dy kanë vështirësi të komunikojnë.
Virgjëresha & Shigjetari: Kjo lidhje nuk zgjat shumë, sepse Virgjëresha nuk mund ta duron melankolizmin e Shigjetarit.
Virgjëresha & Bricjapi: Një lidhje e cila premton shumë. Të dy palët tregojnë interesim ndaj njëri tjetrit dhe përputhem për mrrekulli.
Virgjëresha & Ujori: Ky kombinim nuk mund të zgjatë shumë sepse mes këtyre nuk ka bashkëpunim.
Virgjëresha & Peshqit: Në fillim, duket se është lidhje e përkryer, mirëpo për një kohë shumë të shkurtë përfundon.

Karakteristikat e Virgjëreshës:
Elementi: Ajri
Planeta: Venera
Ngjyra: Purpuri
Lulja: Roza (trëndafili)
Kafsha: Gjarpëri
Shteti: Kina
Metali: Bakri
Guri i lindjes: Opali


Tags: ,