“Xhuxhi” Medvedjev

Të mëdhenjtë, liderët e vegjël të botës. Medvedev është vetëm 162 cm i gjatë, Sarkozi 165, ndërsa Arafat ishte 157 cm
Krerët e qeverive evropiane nxituan dy ditë më parë të uronin presidentin e ri të Rusisë, pas fitores së tij të pritshme në zgjedhjet presidenciale. Ata shpresojnë që me Dmitri Medvedev në Kremlin, marrëdhëniet prej “Lufte të Ftohtë” mes Rusisë dhe Perëndimit të mund “të ngrohen” sadopak. Por mbetet një dyshim i madh: “A do të ketë Medvedev staturën politike për të dalë nga hija e Vladimir Putinit? E vështirë të thuhet.

Për momentin nuk është e sigurt as statura fizike e presidentit të ri të Rusisë. Manifestimet elektorale e kanë treguar atë shpatull më shpatull me “padronin” e tij. Por sipas burimeve të sigurta nga Kremlini, në realitet Medvedev është i gjatë vetëm 162 cm, pra 8 cm më i shkurtër se Putini. Si rrjedhojë, mund të themi se manifestimet janë “trukuar”, me qëllimin për të inkuadruar liderin e ri vetëm nga poshtë.

Klasifikimi
Por kush është lideri apo diktatori më i shkurtër në historinë moderne? Një klasifikim të tillë mund ta gjeni lehtësisht në faqen e internetit www.shortsupport.org, sipas së cilës rekordi i takon Benito Huarezit, heroit kombëtar dhe presidentit të Meksikës deri në vitin 1872, i cili ishte i gjatë vetëm 1 m e 37 cm. Në kohëra më të afërta, nuk i kanë shpëtuar klasifikimit edhe personazhe të kalibrit të Gandit (160 cm), Jaser Arafat (157 cm), dhe mbreti Hysein i Jordanisë (160 cm). Duke vazhduar listën, mund të kuptosh fare lehtë se në Kremlin janë mësuar me të mëdhenjtë liderë të vegjël. Stalini ishte vetëm 165 cm, ndërsa Krushovi 160 cm.

Timonieri i Kinës postmaoiste, Deng Ciaoping, ishte vetëm 152 cm i gjatë. Ndër më bashkëkohorët, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jon Il, është gjithashtu 160 cm. Por mbërritja në skenën politike botërore të Medvedev, ai rilançon edhe një herë figurën e Nikola Sakorzisë. Presidenti francez sipas fjalëve që thuhen në pallatin “Elize”, është i gjatë vetëm 165 cm dhe duket pak më i gjatë vetëm falë këpucëve të tij me taka prej 5 cm. Ndaj dhe dama e tij e re, Karla Bruni, ka hequr dorë nga takat, për të mos e turpëruar në publik. Tani nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim një takim franko-rus, për të zbuluar nëse janë thjesht fjalë të liga apo ka të drejtë. www.shortsupport.org.  huazuar nga www.korrieri.com<


Tags: , , ,