Yahoo! fiton më tepër se sa pritej
Kompania e madhe Yahoo! e cila gjendet në mesin e turbulencave në lidhje me blerjen e saj, ka filluar vitin më mirë se sa pritej. Shefi i saj Jerry Yang ka thënë se këto rezultate definitivsht vërtetojnë tezën se oferta e Microsoftit është ndër vleftën e vërtetë të saj.
Gjithashtu bëri të ditur se në përgjithësi nuk ka diçka kundër një blerje. “Në përgjithësi qëndrojmë për të gjitha hapur, edhe për një biznes me Microsoftin, tha Yang pas mbylljes së bursës në Sunnyvale (Kaliforni).
Shuma e fitimit ishte ngritur në çerekun e parë të vitit përarsye të një investimi të njëhershëm prej 142 në 542 milionë dollarë. Shuma totale nga shërbimet kishte arritur 1.82 miliardë dollarë. “Jemi shumë krenar për këto rezultate të arritura”. tha Yang. Për këtë arsye firma e tij nuk do të pranon asnjë ofertë e cila është përfundi vleftës reale.
Microsoft është prononsuar se nuk ka ndërmend të rris ofertën e saj prej 45 miliardë dollarë. Në vikendin që vjen kalon ultimatumi për Yahoo!. Nëse deri atëherë nuk arrihet ndonjë marëveshje atëherë Microsoft do të mar rrugën për një marje të dhunshme. Të enjten pas mbylljes së bursës Microsoft do të prezenton datat rreth çerekut të parë të vitit.