Zjarr i madh në São Paulo
Në qytetin më të madh brazilian São Paulo ka ardhur deri te një zjarr i madh. Flaka është ngritur shumë metra lart në një ndërtesë në jug të qytetit.
Zjarrfikësit dementuan se si shkak i zjarrit ishte një rrëzim i aeroplanit. Sipas tyre një fabrikë e dyshekëve ishte kapluar nga flaka.
Globo kishte lajmëruar se një aeroplan i linjës Pantanal kishte koliduar me një ndërtesë të lartë. Flaka ishte lokalizuar afër aeroportit të qytetit. Sipas tyre edhe numri i viktimave ishte i paqartë.
Globo gjithashtu kishte publikuar inqizime spektakulare, ku zjarri ngjitej lart mbi retë, dhe veturat e zjarrfikësve në numër të madh shkonin për në vendin tragjik. Për arsye se shumë rrugë ishin bllokuar erdhi deri te një kolonë e madhe automtjetesh nga punonjësit të cilit dëshironin të kthehen në shtëpi.
pershendetje/